Delegacioni qeveritar i kryesuar nga Kryeministri Zoran Zaev,së bashku me zëvendëskryeministrin për çëshje Evropiane,Nikolla Dimitrov dhe ministrin e Punëve të Jashtme,Bujar Osmani,sot vizitoi Qendrën Kulturore Informative të Maqedonisë së Veriut në Tiranë,në margjinat e takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor me Kancelaren gjermane Angela Merkel.
Në takimin me drejtorin Zllatko Origjanski,Kryeministri Zaev,tha se hapja e Qendrës është vetëm një lidhje tjetër në spektrin e gjerë të bashkëpunimit dhe përforcimit të miqësisë ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Falë mbështetjes së Kryeministrit Edi Rama,si dhe vullnetit të fortë për të realizuar këtë projekt të Ministrive të Punëve të Jashtme dhe të Kulturës të të dy vendeve,realizuam me sukses një ide me të cilën japim kontribut serioz në pasurimin dhe modernirimin e marrëdhënieve tradicionalisht të mira midis dy vendeve”, tha Kryeministri Zaev.
Ai gjithashtu shtoi se do të përshpejtohet procesi i hapjes së Qendrës Kulturore Informative të Shqipërisë në Shkup,me qëllim të vendosjes së reciprocitetit për prezantim të kulturës shqiptare në Maqedoninë e Veriut,përmes organizimit të ngjarjeve të ndryshme,ekspozita,ligjerata letrare dhe shkencore,projeksione filmash,promovim në media dhe ofrimin e shërbimeve informative për qytetarët e interesuar.