Festivali i komedisë “Hëna e zhveshur” nga e mërkura deri të dielën

од admin_kult

Me interpretim të shfaqjes “I shëmtuari” të Teatrit të Komedisë,nesër më 15 shtator me fillim në ora 21:00,nën qiell të hapur në Qendrën Sportive “Novo Lisiçe”, fillon edicioni i tetë i festivalit tradicional të Teatrit të Komedisë “Hënë e zhveshur”.

Në Festivalin,i cili edhe këtë vit do të ketë karakter ringjallës me përqëndrim të plotë në produksionin e komedisë maqedonase,publiku do të mund ti ndjekë shfaqjet:”Terapi e mrekullueshme” nga Teatri i Dramës – Shkup,”Çfarë është një dhunues” nga Teatri për fëmijë dhe të rinj-Shkup,”Termi im” nga Teatri Kombëtar i Maqedonisë – Shkup, dhe “I sëmurë ireal” nga IN Qendra për Kulturë “Trajko Prokopiev” -Kumanovë.

Shfaqjet do të fillojnë në ora 21:00,ndërsa për shkak të numrit të kufizuar të ulëseve (200) do të jetë e mundur të hyni vetëm me bileta falas,të cilat mund të merren në zyrën për informin në Komunën e Aerodromit nga ora 09:00 deri në ora 15:00,në ditën e secilës shfaqjes duke paraqitur Letër njoftim,dhe atë vetëm nëse posedoni certifikatë të vakcinimit.

Festivali i cili është nën organizim të Komunës së Aerodromit dhe IN Tatrit të Komedisë,do të zgjasë deri më 19 shtator,dhe do të mbahet sipas të gjitha protokolleve të përcaktuara për organizimin e manifestimeve me karakter të hapur.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе