Qeveria pranoi kërkesën që të ndërtohet shtëpi e re për “Tanec”

од admin_kult

Institucioni nacional Ansambli për këngë dhe valle popullore maqedonase “Tanec” do të fitoi shtëpi të re. Me iniciativën e drejtorit të I.N. “Tanec” Martin Vuçiq, në mbledhjen e 72-të të qeverisë e shqyrtoi dhe miratoi kërkesën e paraqitur të institucionit për zgjidhje të re urbanistike-arkitektonike për shtëpi të re të një prej institucioneve më të vjetra në vend, projekt në të cilin udhëheqësit e “Tanec” kanë punuar intensivisht në  periudhën e kaluar pandemike.

Qeveria e shqyrtoi kërkesën dhe obligoi Ministrinë e Kulturës që të propozojë  zgjidhje të përshtatshme për problemin me të cilin përballet Ansambli i Institucionit Nacional për këngë dhe valle popullore maqedonase “Tanec”.

-Pas shtatë dekadash ekzistence, një nga institucionet më të rëndësishme maqedonase në fushën e kulturës në vendin tonë do të fitoj sallën e vet dhe kushtet e përshtatshme për punë dhe koncerte, të denjë për rëndësinë e tij historike. Kjo është hera e parë që qeveria ka dëgjuar për rolin e rëndësishëm të kushteve adekuate hapësinore në rritjen e përgjithshme dhe zhvillimin e mëtejshëm të këtij ambasadori tonë të madh të pasurisë folklorike maqedonase dhe kulturës maqedonase në përgjithësi, thonë nga “Tanec”.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе