Videoincizim me poezinë e Koneskit në Vitin kushtuar të madhit të kulturës maqedonase

од admin_kult

Në vitin që po përfundon, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Programin Nacional “2021-Viti në nder të Blaze Koneskit”, i cili është pjesë e kalendarit të përvjetorëve të rëndësishëm ndërkombëtar të UNESKO-s.

Ministria e Kulturës realizoi edhe videomaterial me poezinë e Blaze Koneskit në shtatë gjuhë: në gjuhën maqedonase, shqipe, turke, rome, serbe, vllehe dhe në gjuhën boshnjake.

Videomateriali është i disponueshëm për përdorim dhe të njëjtin mund ta shkarkoni në linkun e mëposhtëm:

https://wetransfer.com/downloads/24b311a30ca32a21514868d54ff97e0c20211207123716/bcac0725417524891398f6d4d5dac39e20211207123734/e1c849?utm_campaign=WT_email_tracking&utm_content=general&utm_medium=download_button&utm_source=notify_recipient_email

Iniciativën për Programin Nacional për shënimin e veprës kapitale, shkencore dhe letrare të të madhit Koneski e ndërmorën Ministria e Kulturës dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës.Për aktivitetet ndërkombëtare është kyçur edhe Ministria e Punëve të Jashtme, ndërsa mbështetës i Programit është Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Programi është realizuar gjatë gjithë vitit, me aktivitete nga më shumë institucione, ministri, organe të administratës shtetërore, shoqata vendore dhe jashtë vendit, ndërsa mjetet u siguruan nga Ministria e Kulturës, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si dhe nga Agjencia e Sportit dhe Rinisë.

Përkrah formave institucionale, vepra e Koneskit në mënyrë origjinale ruhet, kultivohet dhe modernizohet përmes formave të ndryshme të institucioneve qytetare dhe arsimore, të cilat krijuan mënyra alternative dhe diskutuan mbi vlerat themelore të Koneskit.

100 vjetori nga lindja e Blazhe Koneskit u kremtua edhe në selinë e UNESKO-s në Paris të Francës,ku më 21 mars, me rastin e Ditës Botërore të Poezisë, poezi të Koneskit në gjuhët e tyre lexuan disa përfaqësues të lartë diplomatik në UNESKO.

Në shenjë të trashëgimisë së poetit, maqedonistit, akademikut dhe njërit nga kodifikuesit e gjuhës letrare maqedonase, u zhvillua dhe edicioni i 60-të i manifestimit të poezisë me famë botërore “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”, ndërsa u botua një botimi monografik kushtuar Koneskit.

U shpallën konkurse për nxënësit e shkollave fillore, si dhe për autorët e rinj për të krijuar vepra të frymëzuara nga poezia e Blazhe Koneskit.Janë promovuar edhe ilustrime të krijuara në Konkursin Publik të Fakultetit të Arteve pranë USHKM-së me të cilat studentët i bënë homazh trashëgimisë poetike të Koneskit, por edhe i dhanë një dimension të ri afirmimit të arteve vizuale, përmes ilustrimit në botim.

Në kuadër të jubileut, Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut shtypi monedhë të artë me imazhin e Blazhe Koneskit, ndërsa Posta e Maqedonisë së Veriut shtypi pullë postare me imazhin e kësaj krenarie kombëtare.

Në këtë vit jubilar, disa herë me ngrohtësinë që e kishte stolisur poetin, shkencëtarin dhe njeriun e madh dhe modest – Koneskin, u zhvilluan ngjarje në vendlindjen e tij Nebregovë, në shtëpinë përkujtimore ku ai lindi.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе