Fillon ngjarja multimediale “Arti,mundësi për riaktualizim dhe prezentim të veprimtarisë dhe veprave të krijuesve tanë të shquar vendas – poetit dhe gjuhëtarit Blazhe Koneski dhe shkrimtarit romancierit Stale Popov”,të cilën e organizon produksioni i filmit “Drim Fektori” nga Shkupi në bashkëpunim me shoqatën Qendra për artin figurativ bashkëkohor nga Prilepi.
Bëhet fjalë për projekt i mbështetur nga Qeveria e R. së Maqedonisë së Veriut,përmes Thirjes publike për mbështetje financiare për industrinë dhe operatorët për organizim të ngjarjeve me angazhim të detyrueshëm të kontraktorëve vendas për realizimin e ngjarjeve me temë që shënojnë 30 vite pavarësi të Maqedonisë së Veriut.Me të janë parashikuar riaktualizimi dhe prezantimi i veprimtraisë dhe verpave të krijuesve tana të shquar – poetit dhe gjuhëtarit Blazhe Koneski dhe shkrimtrait romancierit Stale Popov.
Projekti përfshin përpunimin e dy pikturave murale në vende të zgjedhura unike dhe dy video të shkurtra dokumentare për promovim dhe prezantim të projektit,verpimtarinë dhe veprat e Blazhe Koneskit dhe të Stale Popov.Zgjidhja e idesë dhe performanca e muraleve janë të artistëve tanë të njohur akademikë Sanja Jezdiq,Ferdi Bulut dhe Aleksandar Xhingo.