Institucioni Nacional ,,Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeu-Ohër” muajin e kaluar zbatoi projekt për zbulimin arkeologjik nënujor të pjesëve të bregut lindor të Liqenit të Ohrit, drejtuar kah hulumtimi i lokacioneve të liqenit për të cilat kishte indikacione të vendeve arkeologjike.
Njëkohësisht përmes projektit ja hulumtuar edhe gjetjet individuale,definuar kufijtë e vendeve të mundshme arkeologjike, pozicionin e tyre me ndihmën e pajisjeve të GPS aparteve, por edhe zbulimin e vendeve të reja me qëllim përfundimtar të regjistrimit të tyre në regjistrin nacional të trashëgimisë kulturore të RM së Veriut.
Përveç fshatrave Peshtan dhe Trpejcë vëmendje të veçante ju përkushtohet dy lokacioneve në rrethin e lokalitetit ,,Plloça Miqov grad”, të zbuluar gjatë aktiviteteve zhytëse të anëtarëve të qendrës zhytëse ,,Amfora” nga Ohri.
Sipas ,,Instituti dhe Muzeu – Ohër”, projekti ka karakter mbrojtës, sepse duke deklaruar vendet dhe gjetjet individuale për trashëgiminë kulturore, ato do të mbrohen nga vizita dhe aktivitet e paligjshme.