Ministrja e Kulturës Irena Stefoska sot ishte prezent dhe mori fjalë në hapjen e Pallatit të Kulturës së rikonstruktuar në Draçevë.
Është kënaqësi kur institucionet në fushën e kulturës bëhen partnerë të barabartë si në nivelin qendror ashtu në atë lokal, konfirmim për këtë është hapja e sotme e Pallatit të Kulturës të rikonstruktuar këtu në Draçevë, vend ku në të ardhmen do të realizohen një numër të madh të përmbajtjeve të ndryshme kulturore dhe përmbajtje tjera tha Ministrja e Kulturës.
Në këtë kontekst ajo i përshëndeti përpjekjet e Kryetarit të Komunës Kisella Voda, Filip Temellkovski dhe drejtorin e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikollçe Babovski për mbështetjen vetëmohuese të projektit përmes të cilës stimulohet zhvillimi kulturor.
Në fund duke uruar hapjen e Pallatit të Kulturës të rikonstruktuar, Stefoska theksoi se sfida e kulturës mbetet para Qeverisjes Lokale dhe në ardhmëri të merr mbështetje të plotë, sepse ajo është që na bashkon dhe na afron.