U botua përmbledhje ,, Laramani letrare në Ballkan”- botim multikulturor si një sintezë e veprave poetike të poetëve që jetojnë dhe veprojnë në vend, dhe janë anëtar të bashkësive të ndryshme etnike. Redaktorë të përmbledhjes janë Marina Mijakovska dhe AlmiraPapiç, sipas së cilës, ky libër është një dialog poetik ndërmjet poetëve të cilët janë me identitet të ndryshëm nacional që flasin dhe krijojnë në gjuhë të ndryshme, dhe jetojnë në të njëjtin atdhe.
Në ,,Laramanin e letërsisë së Ballkanit” janë përfaqësuar tridhjetë e gjashtë poet me nga një poezi në gjuhën e tyre amtare dhe në gjuhën maqedonase.