Seminari Ndërkombëtar për gjuhën maqedonase, letërsi dhe kulturë, në bashkëpunim me Qendrën Ruse, sot mbajti tryezë të rrumbullakët me temë ”Koneski –ura që lidh sllavistët maqedonas dhe ata rus” në nder të jubileut të madh – 100 vjetorit nga lindja e Blazhe Koneskit.
Ngjarja ishte pjesë e Programit të manifestimit “Viti 2021 në nder të Blazhe Koneskit”, e cila zhvillohet nën përkrahjen e kryetarit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski,gjithashtu nën përkrahjen e Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
Në tryezën e rrumbullakët mori fjalë Nikola Jankulovski rektor pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”- në Shkup, Sergej Aleksandroviç Bazdnikin ambasador i Federatës Ruse në Maqedoninë e Veriut, Aneta Duçevska dekane në Fakultetin Filologjik “Blazhe Koneski” pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Andrej Aleksandroviç Lipgart dekan në Fakultetin Filologjik në Universitetin Shtetëror të Moskvës “ M.V.Lomonoso”. Moderatore e ngjarjes ishte prof. D-r Biljana Mirçevska-Bosheva, drejtoreshë në Qendrën Ruse.
Në nder të jubileut të madh – 100 vite nga lindja e Blazhe Koneskit, kjo tryezë e rrumbullakët ishte e paraparë se si edhe një herë të shëndritë imazhi dhe vepra e Blaze Koneskit,kësaj radhe në prizmë të lidhjeve gjuhësore asaj maqedonase dhe ruse, lidhjeve letrare dhe kulturore.