Tryezë e rrumbullakët me temë “Evropa Kreative – Perspektivat e Ballkanit Perëndimor” në Qendrën Kulturore të Rinisë

од admin_kult

Në Institucionin Publik Qendra Kulturore e Rinisë (QKR) – në Kinemanë Frosina,nesër më 15 qershor viti 2021,në ora 10:30 do të mbahet tryezë e rrumbullakët me temë “Evropa Kreative – Perspektivat e Ballaknit Perëndimor”, në të cilën do të marrin pjesë ministrja e kulturës Irena Stefoska dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë,Dejvid Gir,së bashku me organizatat e mbështetura nga akcioni pilot i Programit Evropa Kreative – Kulturë, kushtuar bashkëpunimit kulturor me vendet nga Ballkani Perëndimor.

Mbajtja e tryezës së rrumbullakët është pjesë e programit tre ditor të Ministrisë së Kulturës,për organizim të ngjarjeve promovuese me temë “Evropa Kreative në Shtëpi”,kushtuar përvojave në zbatimin e Programit Evropa Kreative-Kulturë të Bashkimit Evropian si dhe pasqyrimin e tij në nivel nacional dhe rajonal.

Ngjarjet ishin të organizuara nga ana e Zyrës për Evropë Kreative – nënprograma Kulturë,në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian të R. së Maqedonisë së Veriut,Zyrës për Evropë Kreative – Kulturë të R. së Serbisë,përdoruesit e nënprogramit Kulturë në periudhën prej vitit 2014 deri në vitin 2020 dhe partnerë të tjerë.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе