QEVERIA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT MINISTRIA E KULTURËS
Në bazë të dispozitës me fuqi ligjore për mbështetje financiare të artistëve dhe personave të tjerë fizik të cilët kryejnë veprimtari të pavarur dhe aktivitete të tjera në sferën e kulturës gjatë gjendjes së jashtëzakonshme (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 139/2020), Ministria e Kulturës shpall
THIRRJE PUBLIKE
PËR DORËZIMIN E KËRKESËS PËR SHFRYËZIMIN
E MBËSHTETJES FINANCIARE
- LËNDA
Lënda e kësaj thirrje publike është ndarja e mbështetjes financiare për artistë dhe persona të tjerë fizik të cilët kryejnë veprimtari të pavarur ose ndonjë lloj tjetër të aktiviteteve në sferën e kulturës, ose përmes kontratave të autorit ose ndonjë lloj tjetër të kontratës janë të angazhuar në person juridik që është i regjistruar për kryerjen e veprimtarive nga sfera e kulturës, për muajt prill dhe maj të vitit 2020.
- E DREJTA E PJESËMARRJES
Të drejtë pjesëmarrje në thirrjen publike ka artisti ose personi tjetër fizik i cili në mënyrë të pavarur kryen veprimtari ose ndonjë lloj tjetër të aktivitetit nga sfera e kulturës, ose përmes kontratave të autorit ose ndonjë lloj tjetër të kontratës janë të angazhuar në person juridik që është i regjistruar për kryerjen e veprirmtarive nga sfera e kulturës.
III. KUSHTET PËR PJESËMARRJE
Artisti ose ndonjë person tjetër fizik që kryen veprimtari ose ndonjë lloj tjetër të aktiviteteve nga sfera e kulturës, ose përmes kontratave të autorit ose ndonjë lloj tjetër të kontratës janë të angazhuar në person juridik që është i regjistruar për kryerjen e veprirmtarisë nga sfera e kulturës mund të jetë shfrytëzues i përkrahjes financiare nëse i plotëson këto kushte:
- të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe
- në mënyrë të pavarur ose përmes kontratës së autorit ose ndonjë lloji tjetër të kontratës, merr pjesë në realizimin e projektit të përkrahur në konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2020, ose në realizimin e projekteve të përkrahuar nga fondet ndërkombëtare, përkatësisht organizata ndërkombëtare, që janë anuluar për shkak të krizës shëndetësore – ekonomike nga virusi korona COVID – 19.
- DOKUMENTE
Me qëllim të fitimit të mbështejtes financiare artisti ose ndonjë person tjetër fizik që kryen veprimtari të pavarur ose ndonjë lloj tjetër të aktiviteteve nga sfera e kulturës, ose përmes kontratave të autorit ose ndonjë lloj tjetër të kontratës janë të angazhuar në person juridik që është i regjistruar për kryerjen e veprirmtarisë nga sfera e kulturës duhet t’i dorëzojë këto dokumente:
- Kërkesë për marrjen e mbështejtjes financiare të artistëve dhe personave të tjerë fizik të cilët kryejnë veprimtari dhe aktivitete të tjera në sferën e kulturës gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme; dhe
- Deklaratë për plotësimin e kushteve për marrjen e mbështetjes financiare
- Konstratë të lidhur me Ministrinë e Kulturës, përkatësisht me organizatën ndërkombëtare/ fondin ndërkombëtar për projektin i cili është anuluar.
- MËNYRA E DORËZIMIT TË KËRKESËS DHE AFATET PËR DORËZIMIN E KËRKESËS
- Kërkesa dhe deklarata, janë të publikuara në ueb faqen e Ministrisë së Kulturës në ditën e shpalljes së kësaj thirrje publike.
- Kërkesa dhe deklarata detyrimisht merren nga ueb faqja e Ministrisë së Kulturës kultura.gov.mk dhe plotësohen në formë elektronike me shënimin e të dhënave në vendin e shënuar, firmoset nga personi i autorizuar dhe dorëzohet në formë elektronike në Ministrinë e Kulturës.
- Kërkesa me dokumentacionin e nevojshëm dorëzohet në Ministrinë e Kulturës me post (rr. “Gjuro Gjakoviq” nr. 61, 1000 Shkup), me datë të vulë postare, ose personalisht në sekretarinë e Ministrisë më së voni deri në ora 16:00 gjatë ditëve të punës.
- Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës është 16 qershor 2020.
- Kërkesat të cilat nuk do të dorëzohen në afatin e paraparë nuk do të shqyrtohen.
- LAJMËRIMI DHE MËNYRA E PAGESËS
Për shfrytëzimin e mbështjetjes financiare artistët dhe personat të tjerë fizik të cilët kryejnë veprimtari të pavarur ose përmes kontratave të autorit ose ndonjë lloj tjetër të kontratës janë të angazhuar në person juridik që është i regjistruar për kryerjen e veprirmtarisë nga sfera e kulturës do të informohen në pajtim me Dispozitën me fuqi ligjore për mbështetje financiare të artistëve dhe personave të tjerë fizik që kryejnë veprimtari të pavarur dhe aktivitete të tjera në sferën e kulturës gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 139/2020), që është shpallur në ueb faqen e Ministrisë së Kulturës.
KËRKESË PËR TË MARRË MBËSHTETJE FINANCIARE TË ARTISTËVE DHE PERSONAVE TË TJERË FIZIKË
DEKLARATË PËR PLOTËSIMIN E KUSHTEVE PËR MARRJEN E MBËSHTETJES FINANCIARE