Thirje për pjesëmarrje në punëtorinë për kuratorë të rinj dhe historianë të artit  

од admin_kult

Muzeu i Artit Bashkëkohor organizon punëtori për kuratorë të rinj dhe historianë të artit,në kuadër të Bienalëve të Artistëve të Rinj të këtij viti me titull “Pasioni për Endje”.

Studentë të interesuar të historisë së artit dhe kuratorë të rinj,të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e ekipit që punon për realizimin e bienales,përpos që do të përfshihen në procesin e produksionit të bienales,do të kenë mundësinë për të marrë dhe njohuri teorike,në periudhën prej 10 deri më 22 Maj të vitit 2021,në punëtoritë tre-ditore të drejtuara nga kuratorë nga Muzeu i Artit Bashkëkohor,kuratorë mysafir të ftuar dhe artistë,të cilët ishin të përfshirë në disa prej bienaleve botërore.

Të gjithë kandidatët e interesuar për punë praktike në Biebalen e Artistëve të Rinj,si dhe për punëtoritë e mbyllura mund të dërgojnë e-mail për të shprehur interesin e tyre në info@msu.mk,jo më vonë se 01.05.2021.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе