Telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së violinistit të njohur dhe pedagogut Zoran Xhorlev

од admin_kult

Në moshë 54 vjeç vdiq Zoran Xhorlev violinisti i njohur, pedagog i muzikës, ish anëtar i Orkestrës së Operës dhe Baletit Nacional, prezantues televiziv dhe ish drejtor i ,,Tanec”. Telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes  së Zoran Xhorlev dërgoi Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska.

,,Kultura dhe arti maqedonas humbi një muzicient, profesor dhe kolegë të jashtëzakonshëm. Zoran Xhorlev me violinën e tij, si artist dhe pedagog, la një kontribut të qëndrueshëm në kulturën muzikore maqedonase dhe një gjurmë të përhershme  për shumë breza artistësh.

Pranoni ngushëllime të sinqerta në emrin tim dhe në emër të Ministrisë së Kulturës për humbjen e Zoran Xhorlev i cili la një shenjë të pashlyeshme me angazhimin e tij për të promovuar kulturën maqedonase, muzikë dhe folklor  si ish drejtor i Ansamblit për valle dhe këngë popullore Tanec, thuhet në telegramë.

Zoran Xhorlev është lindur me 10 janar në vitin 1967 në Strumicë, ku atje e kaloi fëmijërinë. Prej në fëmijëri filloi të luan në trumbet, harmonik dhe kitarë. Në vitin 1989 diplomon në violinë në Fakultetin e artit muzikor. Ai është i njohur për aranzhimet e tij dhe shfaqjet specifike të kompozimeve popullore dhe argëtuese maqedonase, filma ,xhaz dhe tema etno. Ka punuar si profesorë i violinës, ishte edhe drejtor i shkollës së mesme ,,Ilija Nikollovski Luj” në Shkup. Në periudhën nga viti 2011 deri 2017 ishte drejtor i Ansamblit për valle dhe këngë popullore ,,Tanec”.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе