Teatri Kombëtar i Maqedonisë me premierën e shfaqjes “Vetëm zë”

од admin_kult

 Në skenën e Teatrit Kombëtar Maqedonas sot më 26 maj,me fillim në ora 20:00,do të interpretohet premiera e dramës të komunikimit bashkëkohor muzikor “Vetëm zë” nga autorja e re Nina Plavanjac.Shfaqja “Vetëm zë” është nën regji të Marjan Neqak,i cili është poashtu edhe autor i muzikës,skenografisë dhe dizajner i ndriçimit.

Në rolet e Ajo dhe Ai,luajnë të parët e ansamblit të Teatrit Kombëtar të Maqedonisë,Zvezdana Angelovska dhe Nikola Ristanovski,me zë të ingjizuar,si dhe balerini Miroslav Mitrashinoviq.

“Kjo është një histori për një grua të fortë dhe të talentuar,e cila përmes një veprimi të ulët përjeton momentin më nënçmues në jetën e saj,duke luftuar për identitetin e saj.Vetëm Ajo është e njohur,për arsye se në personalitetin e saj janë të përziera disa arketipe: të një bije,një fëmije,një gruaje,një dashnoreje,një ylli,të një protagonisteje dhe të një antagonisteje”, informojnë nga Teatri Kombëtar Maqedonas.Gjithashtu shtuan se teksti është përkthyer nga Zvezdana Angelovska,përkthimin e këngëve nga gjuha angleze e kreu Elena Kitanovska,dizajnues i videos është Marin Lukanoviq,ndërsa kostimografe është Natasha Pavliqiq.

Shfaqjet e radhës janë të caktuara më 27 dhe 29 maj,me fillim në ora 20:00.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе