Organizatorët e manifestimit tradicional kulturor “Dasma e Galiçnikut”,sot në konferencën për shtyp,e prezentuan programin për ngjarjen,i cili është nën patronazhin e Presidentit të R. së Maqedonisë së Veriut,Stevo Pendarovski dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës,do të zhvillohet prej 16 deri më 18 korrik.Të sapomartuarit e Galiçnikut të edicionit të 47-të të “Dasmës së Galiçnikut” janë Katerina Ilievska dhe Filip Bundeski,të cilët do të martohen këtë fundjavë.
Jetë të lumtur dhe të gjatë të sapomartuarve të këtij viti,dhe një edicion të sukseshëm të manifestimit iu dëshiroi ministrja e kulturës Irena Stefoska,e cila iu referua traditës së dasmës më të njohur maqedonase,e cila me shekuj me radhë në Ditën e Shën Pjetrit i mblodhi mërgimtarët në atdheun e tyre.
“Korriku,muaji më i bukur sidomos në Galiçnikun e vetëm,sepse mërgimtarët ishin kthyer në shtëpitë e tyre.Dhe a ka ditë më të mirë se ajo ditë,kur i zoti i shtëpisë ose djali do të shkelin pragun?! Korriku ka qenë muaji i lotëve të gëzimit në Galiçnik.Zurlat dhe daullet prisnin dasmat dhe dasmorët.Dhe kështu ndër shekuj.Tradita është ruajtur dhe është bërë trashëgimi e jonë e çmuar kulturore jomateriale.Ministria e Kulturës mbetet mbështetësi dhe promovuesi më i fortë i këtij manifestimi,i cili e pasuron dhe ruan folklorin maqedonas të njohur gjërësisht”,tha ministrja Stefoska.
Presidenti i bashkësisë lokale “Galiçnik” Aleksandar Kostiq,informoi se pjesa zyrtare e programit fillon më 16 korrik me disa shfaqje muzikore,mes të cilave edhe një koncert nga grupi “Lubojna”,i cili këtë vit feston 20 vjetorin e egzistimit dhe krijimit të tij.
Programi vazhdon më 17 dhe 18 korrik,me interpretim të zakoneve të vjetra të Galiçnikut,ndërsa për të gjithë programin do të sigurohet transmetim i drejtpërdrejtë,në një ekran LED të vendosur në platonë para shadërvanit Upija dhe përmes internetit në rrjetet sociale.Kurorëzimi i të posamartuarve do të bëhet në kishën “Shën Pjetri dhe Pavle”dhe do të drejtohet nga murgët nga manastiri Bigorski dhe murgeshat nga manastiri në Rajçica.
Me “Dasmën e Galiçnikut”,do të hapet edhe edicioni i këtij viti i “Verës kulturore të Galiçnikut”,dhe më pas do të zhvillohen ngjarjet tradicionalet: Kolonia e Artit e Galiçnikut,Kolonia Letrare e Galiçnikut,kremtimi i festave kishtare “Shën e Premtja”, dhe “Shpërfytyrimi”,si dhe “Festivali i Filmit të Galiçnikut”,në periudhën prej 5 deri më 8 gusht,i cili do të mbahet për të parën herë.