Folklori është burim i kulturave tona,i traditave dhe zakoneve tona.Nga ai burim ne të gjithë e marrim fuqinë tonë.Për këtë është e rëndësishme ta kultivojmë atë në mënyrë që të ruajmë.Kultura dhe arti janë të mira të përbashkëta,e mirë e cila duhet të ndahet në mënyrë që të shumëfishohet me mirësi.Gjeneratat para nesh,prej kohësh e kuptuan atë porosi – të respektohemi me njëri tjetrin në dallime,të zgjasim dorën në vështërsi.Gëzohem kur brezat e rinj ndjekin rrugën e e atij mësimi të çmuar të jetës,tha ministrja e kulturës Irena Stefoska në Strugë,në hapjen e Festivalit të këngëve dhe valleve të stilizuara të popullit shqiptar “Këngë Jeho”.
Në fjalimin e saj para të pranishmive,Stefoska porositi se me të njëjtin pasion me të cilin e kultivojmë folklorin tonë,duhet ashtu siç tha,të ruajmë edhe këtë bukuri,të shënuar në listën e UNESCO-s,si një trashëgimi botërore natyrore dhe kuturore.
-Nëse i ruajmë Strugën dhe Ohrin,dhe të gjithë rajonin,ne kemi ruajtur gjithçka.Përndryshe,do të fillon të na zhduket para syve tanë e kaluara dhe e ardhmja jonë.Kjo bukuri është një dhuratë,dhe jo pronë e jonë.Siç është dhuratë edhe dhuntia për këndim dhe vallëzim,tha Stefoslka.
Këtë vit,Ministria e Kulturës,mbështeti festivalin me pothuajse dy herë më shumë mjete sesa vitet e kaluara,dhe me të duke kontribuar në ngritjen e nivelit profesional të këtij manifestimi të rëndësishëm kulturor,i cili këtë vit shënon jubileun e tij tre dekadësh.