“Dy vendet tona,Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Federata Ruse,kanë lidhje të forta dhe të thella kulturore.Historia na ka lidhur përmes biografive të njerëzve të rëndësishëm,veçanërisht me rilindjen maqedonase – Krste Petkov Misirkov,Dimitrija Çupovski,Dimitar dhe Konstantin Milladinov,Partenij Zografski,Rajko Zhinzifov…Ajo lidhje krijuese vazhdon edhe në shek. e XX,i madhi jonë Blazhe Koneski,në gjuhën maqedonase letrare tashmë të kodifikuar dhe të etabluar,do të na i përcjellë vargjet e Aleksandar Blok,Vladimir Majakovski dhe Vladimir Brjusov” tha ministrja e Kulturës Irena Stefoska në hapjen solemne të Ditëve të gjuhës dhe kulturës ruse.
Stefoska shtoi se: “Me përkthimin e Blazhe Koneskit nga gjuha ruse,është shfaqë premiera e parë në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë,pjesa teatrale “Platon Kreçet” nga Aleksandar Kornejçuk,në vitin 1945”,duke shprehur kënaqësinë që Qendra Ruse pranë Univestitetit ,,Shën Kirili dhe Metodi,, në Shkup u bashkangjit në shënimin e 100 vjetorit nga lindja e tij.
Ditët e gjuhës dhe kulturës ruse,filluan me një koncert të muzikës klasike ruse,në interpretim të muzicientëve të shquar maqedonas si:Ana Kondratenko,Bojan Ilkovski,Bojan Talevski,Maria Mihajlovska dhe Maria Vrshkova,në Muzeun e Luftës Maqedonase,ku u interpretuan vepra nga Rahmaninov,Çajkovski dhe Shostakoviç.
Manifestimi vazhdon sot në Kinotekë,ku do të shfaqet filmi ushtarak “Fantazma e kuqe” të regjisorit rus Andrej Bogatirjov,ndërsa më 25 shtator në Kafe Librarinë “Bukva”,Qendra Ruse do të organizojë kuizin: “Sa mirë e njeh Rusinë?”. Nga 26 deri më 28 shtator në Qendrën Ruse do të zhvillohet Konferenca e tretë Ndërkombëtare “Gjuha,Letërsia dhe Kultura Ruse: e kaluara,e tashmja dhe e ardhmja”,ndërsa më 29 shtator në Kafe Librarinë “Bukva” do të zhvillohet një tribunë e hapur me temë “Përkthim dhe botim i letërsisë ruse”,ku do të marrin pjesë redaktorë të shtëpive botuese maqedonase.