Ekspozitë e rrallë etnologjike u hap në Muzeun e Prilepit

од admin_kult

Enti dhe Muzeu i Prilepit,pas 66 vitesh ekzistencë,hapi ekspozitën e pasur dhe unike etnologjike të përhershme “Jeta përmes zanateve dhe traditës”.

Në kuadër të ekspozitës e ndarë në tre segmente – artizanale,zanatit të argjendarisë me objekte dekoratiev argjendare dhe mënyra tradicionale e jetesës,janë të ekpozuara rreth 300 objekte të cilat tregojnë historinë e jetës,punës dhe përditshmërisë së qytetarëve të Prilepit në shek.XVIII,XIX, dhe të XX-të.

Prezentimi i pasurisë kulturore të rajonit të Prilepit,realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Me hapjen e kësaj ekspozite etnologjike,Muzeu i Prilepit pasuroi hapësirën ekspozuese për prezantimin e pasurisë kulturore nga rajoni.Ndër të tjerash ka edhe:ekspozitën e Muzeut Arkeologjik,lapidariumin me skulptura prej mermeri  dhe gjetje nga gërmimet,ndërsa si të rralla janë:Muzeu i duhanit,Shtëpia Përkujtimore e Kuzman Josifoski – Pitu dhe Muzeu Përkujtimor “11 Tetori”.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе