Stefoska: Bylazora është prej një rëndësie të veçantë për potencialin ekonomik dhe turistik të Sveti Nikollës

од admin_kult

Ministrja e kulturës Irena Stefoska,sot e vizitoi lokalitetin akreologjik Gradishte/Slavkov Dol në afërsi të fshatit Knezhje,të Sveti Nikollës,ku është zbuluar qyteti antik Bylazora.Gjatë vizitës,ministrja e kulturës u informua për gjendjen e lokalitetit,si dhe për aktivitetet e planifikuara të cilat do të ndërmerren gjatë periudhës në vijim.

Lokaliteit është zbuluar rastësisht në vitin 1994,gjatë gërmimeve të materialeve për ndërtimin e një rruge,me çka u konfirmuan dyshimet e mëparshme se lokaliteti ndodhet në rajoni e Ovçepoles,dhe jo në Veles siç kishin sugjeruar autorë të caktuar.

Prej vitit 2008 deri më vitin 2013,Muzeu i Sveti Nikollës në bashkëpunim me Fondacionin e Teksasit për kërkime arkeologjike dhe historike,kryejnë gërmime sistematike arkeologjike,gjatë së cilave është zbuluar edhe pallati mbretëror,rezultatet e të cilëve udhëzojnë se lokaliteti paraqitet si Bylazora e Paionëve.

Për shkak të rëndësisë së madhe të lokalitetit,Ministria e Kulturës në programën e këtij viti miratoi dy projekte-përgaditjen e një elaborati për revalorizimin e lokalitetit arkeologjik dhe zbatimin e punimeve të konservimit dhe restaurimit të materialit të muzeut-gjetjeve arkeologjike nga lokaliteti Bylazora.

Më herët,në kuadër të vizitës të komunës së Sveti Nikollës,Stefoska u takua edhe me kryetarin e komunës Sasho Vellkovskin,me të cilin u dakorduan që lokaliteti Bylazora është prej një rëndësie të madhe për potencialin ekonomik dhe turistik të qytetit,dhe janë në drejtim të qëndrueshëm për zhvillimin e qeverisjes lokale.

Stefoska gjithashtu e vizitoi edhe Muzeun Popullor në këtë qytet,ku drejtori i Muzeut,Aleksandar Danev e njoftoi me artefaktet më të rëndësishme të gjetura gjatë hulumtimeve shumëvjeçare në lokalitetin Bylazora.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе