Stefoska: 10 milion euro më shumë për kulturë në vitin 2022

од admin_kult

Propozim – buxheti për kulturë për vitin 2022 arrinë tre miliardë e 855 milion e 548 mijë denarë, ose 62 milionë e 692 mijë euro.Ajo është gati 10 milion euro më shumë se buxheti që kemi pasur në dispozicion këtë vit – informoi ministrja e kulturës Irena Stefoska në konferencën e sotme për shtyp, ku prezantoi Propozim – buxhetin e Ministrisë së Kulturës për vitin e ardhshëm.

Për mbështetjen e projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2022, nga buxheti janë ndarë mbi 17 milion euro, që është mbi 1,5 milion euro më shumë nga ky vit – tha ministrja e Kulturës.

Në atë kontekst, Stefoska në konferencën për shtyp shprehu kënaqësinë që në Konkursin vjetor, i cili për herë të parë u realizua përmes aplikimit elektronik, kanë arritur 3800 fletëparaqitje,të cilat në mënyrë automatike kanë marrë numër arkivor.Ajo gjithashtu rikujtoi se janë mbajtur trajnime për aplikimin elektronik në disa qytete, është bërë një video udhëzues, ishin të hapura linja telefonike për konsultim dhe mbështetje teknike, si dhe adresa elektronike për pyetje nga shfrytëzuesit në secilën veprimtari, si dhe u vazhdua afati për aplikim në 39 ditë.Megjithatë, pas kontrollit administrativ të dokumentacionit të dorëzuar, shërbimet konstatuan se një numër i madh i fletëparaqitjeve janë plotësuar me kërkesa të pakompletuara nga konkursi.Për këto arsye dhe në interes të shfrytëzuesve, Ministria vendosi të japë një afat shtesë prej 15 ditësh.

Në interes të shfrytëzuesve,Ministria vendosi që të jepet një afat shtesë prej 15 ditësh ( në përputhje me nenin 39 nga Ligji për Procedurën e Përgjithshme Administrative).Shfrytëzuesve të cilëve do t’iu arrijë një postë elektronik, do të mund t’i kompletojnë fletëparaqitjet.Vetë fakti se pothuajse 2/3 e fletëparaqitjeve të arritura në fillim janë të pakompletuara,që vjen ndoshta nga neglizhenca e aplikantëve, na shtyu në këtë hap.Nuk guxojmë të dobësojmë cilësinë ndërsa ta minimizojmë konkurencën.Gjithashtu, gjatë kontrollit administrativ të fletëparaqitjeve është konstatuar një mbivendosje sistematike gjatë bashkangjitjes së një pjesë të fletëparaqitjeve në veprimtarinë botuese.Bëhet fjalë për një numër të vogël të fletëparaqitjeve,93, dhe për këto arsye secili aplikues do të kontaktohet dhe do të informohet se cilat të dhëna duhet të dorëzojë brenda afatit shtesë.Kjo nuk do të thotë një fletëparaqitje e re,por vetëm një plotësim shtesë të fletëparaqitjeve të paraqitura tashmë që kanë një numër arkivi.Nga nesër, 2 dhjetor, deri më 16 dhjetor është afati për plotësimin e fletëparaqitjeve – tha Stefoska.

 

Për këtë qëllim,përsëri do të rihapen linjat telefonike përmes të cilave punonjësit e Ministrisë së Kulturës do të jenë në kontakt me shfrytëzuesit.Stefoska konsideron se aplikimi elektronik ka bërë një hap të madh përpara në ndërtimin e sistemit, dhe fakti që mundësohet afat shtesë për aplikim, do të thotë se rezultatet nga Konkursi, në vend të datës 20 janar, do të shpallen më së voni deri në mes të muajit shkurt të vitit të ardhshëm.

Në konferencën për shtyp,ministrja Stefoska informoi se në fokus të buxhetit për vitin e ardhshëm janë edhe investimet kapitale dhe sanime në kulturë në vlerë prej afër 10 milion euro,mjete të dedikuara për:

  • faza e dytë e ndërtimit të Teatrit Turk në Shkup
  • realizim i fazës së ardhshme të ndërtimit të Teatrit dhe Bibliotekës në Tetovë,
  • punimet përfundimtare në Teatrtin e Strumicës.
  • faza e dytë e rikonstruimit të Teatrit në Kumanovë,
  • faza e dytë e rikonstruimi të Qendrës për Kulturë në Koçan,
  • faza e dytë e rikonstruimi të Qendrës për Kulturë në Gostivar,
  • rikonstruim dhe sanim të çatisë së Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare ,,Shën Klimenti i Ohrit,, në Shkup, si dhe projekte tjera të cilat do të miratohen në Programin vjetor nga fusha e investimeve për vitin 2022 të parapara për objekte në të cilat janë të vendosura institucionet kulturore.

Gjithashtu, ministrja e Kulturës në konferencën për shtyp konfirmoi se mbrojtja e trashëgimisë kulturore mbetet prioritet kryesor i Ministrisë së Kulturës,ndërsa fokusi për vitin e ardhshëm mbetet forcimi i integrimeve në BE në kulturë dhe kujdesi ndaj artistëve të rinj.

Buxheti i Ministrisë dhe Drejtorisë për mbrojtje të trashëgimisë kulturore është afër 194 milion denarë, ose 3 milionë e 200 mijë euro.Për programin Trashëgimia kulturore në rrezik, të cilën për herë të parë e kemi vendosur në buxhetin për këtë vit,mbetet e njëjta shumë e mjeteve – 12 milionë denarë.Prioritet ende është trashëgimia kulturore materiale dhe jomateriale ndërsa për blok dotacionet për komunat janë paraparë rreth 6 milionë euro – theksoi ministrja e Kulturës.

Kultura në buxhetin e përgjithshëm të shtetit merr pjesë me 1.49%, që sipas ministres Stefoska nuk mjafton, por është qëndrim i përgjegjshëm ndaj  parave publike gjatë kohës së krizës shëndetësore dhe ekonomike.

KONFERENCË PËR SHTYP PËR BUXHETIN E MINISTRISË SË KULTURËS PËR VITIN 2022

VIDEON INTEGRALE NGA NGJARJA MUND TA NDIQNI KËTU

 

 

 

 

 

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе