Poeti serb Vladan Kreçkoviq është fitues i çmimit “Urat e Strugës” për vitin 2021

од admin_kult

Fitues i çmimit për përmbledhjen poetike debituese më të mirë,nga një autor i ri (nën 35 vjeç), ”Urat e Strugës”  për vitin 2021 i është ndarë poetit serb Vladan Kreçkoviq,në edicionin e sivjetshëm të festivalit “Mbrëmjet Strugane të Poezisë” në bashkëpunim me UNESKO-n.

Sipas traditës së ripërtrirë,ky vendim ishte bërë publik në selinë e UNESKO-s në Paris,me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Poezisë.Këtë vit,ngjarja solemne u mbajt për nder të 100-vjetorit të lindjes së Blazhe Koneskit,jubileu i të cilit ishte i kyçur në kalendarin e jubileve të rëndësishme të mbështetura nga UNESKO.Çmimi i laureatit do të ndahet gjatë leximit poetik “Urat” një nga manifestimet qendrore të edicionit të këtij viti, të festivalit i cili është i paraparë të zhvillohet nga 25 deri më 30 Gusht të këtij viti.

Në konkursin i cili ishte i hapur gjer më 1 Mars,aritën 46 përmbledhje poezish nga të cilat 36 i përmbushnin kriteret formale, duke treguar një interesim të madh për këtë çmim prestigjioz.Në rethin më të ngushtë të kandidatëve të cilët garonin për këtë çmim ishin: Gjerardo Masuçi (Itali),Tariro Ndoro (Zimbabve/Britania e Madhe) dhe autori i shpërblyer Vladan Kreçkobiq (Serbi).

Vladan Kreçkoviq është i lindur në Beograd,në vitin 1988.Ai ka diplomuar për Gazetari dhe Komunikim pranë Fakultetit për Shkenca Politike,në Universitetin e Beogradit.Poezija e tij është e botuar në disa revista letrare,ai përkrah poezisë shkruan edhe prozë.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе