Sot,Komiteti për Trashëgimi Botërore të UNESCO-s në sesionin e tij të 44, i cili po zhvillohet në Fuxhi – (Republika Popullore e Kinës),solli vendim që Trashëgimia Natyrore dhe Kulturore e Rajonit të Ohrit të mos përfshihet në listën e Trashëgimisë Botërore në rrezik.
Komiteti me këtë vendim,njohu dhe pranoi përparimin e R.së Maqedonisë së Veriut dhe R. së Shqipërisë,në drejtim të ruajtjes së vlerës së jashtëzakonshme universale të Rajonit të Ohrit.
Me këtë vendim,Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria,u zotuam të sjellin një plan të përbashkët strategjik për rehabilitimin e Rajonit dhe plotësisht për të ngritur nivelin e mbrojtjes dhe administrimit bilateral të trashëgimisë botërore.Të dy vendeve u është dhënë më shumë kohë për të përmbushur rekomandimet të cilat dalin nga misionet monitoruese reaktive dhe vendimet e Komitetit.
“Mbetemi të regjistruar në listën prestigjioze të UNESCO-s.Por nëse i gjithë bregu i liqenit,e gjithë trashëgimia kulturore,nëse Ohri,Struga dhe Debarca nuk janë të shënuara në zemrat tona,i kotë është shënimi ose shlyerja nga çdo listë tjetër”, u shpreh ministrja e kulturës dhe kryetarja e Komisionit Nacional të UNESCO-s,Irena Stefoska.
Ministrja Stefoska porositi,se ky vendim është momenti i fundit,alarmi i fundit për të intensifikuar aktivitetet e të gjitha palëve të interesuara,me qëllim për të ruajtur statusin e rajonit të Ohrit.
Përkrah bashkëpunimit të intensifikuar konkret me Shqipërinë,në periudhën që vijon,Stefoska thotë se po e forcojmë bashkëpunimin dhe koordinimin me Qendrën për Trashëgimi Botërore dhe Organet këshilluese të UNESCO-s,si dhe me Bashkimin Evropian dhe partnerët e tjerë strategjik me qëllim për rehabilitim dhe menaxhim të duhur me Rajonin e Ohrit dhe Strugës.