Kultura është mënyra më e mirë dhe më e përhapur për njohje të ndërsjellë,theksoi ministrja e Kulturës Irena Stefoska,në takimin e sotëm me ambasadorin e Shtetit të Katarit në Republikën e Maqedonisë së Veriut,Jasim bin Hamid Al-Tani.
Në takim të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen informacione dhe mendime për bashkëpunimin e derimëtanishëm në fushën e kulturës mes dy vendeve,si dhe për mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen.U bisedua edhe për realizimin e disa projekteve,mes të cilave mbajtje e Ditëve të Kulturës Maqedonase në Katar dhe Ditëve të Kulturës së Katarit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.