Shpallje për thirrje publike për paraqitje të kërkesës për mbështetje financiare të artistëve dhe të punonjësve të kulturës

од admin_kult

Ju informojmë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli Vendim për mbështetje financiare për artistët dhe punëtorët e kulturës ( ,, Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 297/20).

Ministria e Kulturës, në bazë të nenit 2 paragrafi (4) nga Vendimi për mbështetje financiare të artistëve dhe punëtorëve të filmit ( ,, Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 297/20), në ueb faqen shpalli  Thirrje Publike për dorëzimin e Kërkesës për mbështetje financiare të artistëve dhe punëtorëve të kulturës.

Lënda e mbështetjes financiare të artistëve dhe punëtorëve të kulturës dhe pagesa e njëhershme e mjeteve financiare nëperiudhë tremujore, në  neto-shumë mujore prej:

14.500,00 denarë ( Nëse artisti,  përkatësisht punëtori i kulturës në periudhë nga janari deri në gusht të vitit 2020 ka realizuar të ardhura në neto-shumë deri 80.000,00 denarë nga kryerja e punëve profesionale ose artistike në kulturë sipas evidentimit nga Drejtoria  e të ardhurave publike),

-18.000,00 denarë, (nëse artisti, përkatësishtpunëtori i kulturës në periudhë nga janari deri në gusht të vitit 2020 ka realizuar të ardhura në neto-shumë deri në 60.000,00 denarë nga kryerja e punëve profesionale ose artistike në kulturë sipas evidentimit nga Drejtoria  e të ardhurave publike),

-21.500,00denarë ( nëse artisti,  përkatësisht punëtori i kulturës në periudhë nga janari deri në gusht të vitit 2020 ka realizuar të ardhura në neto-shumë deri 40.000,00 denarë nga kryerja e punëve profesionale ose artistike në kulturë sipas evidentimit nga Drejtoria e të ardhurave publike),

Thirrja publike zgjatë deri 19.12.2020, ndërsa të gjithë personat e interesuar në email adresën e Ministrisë së Kulturës info@kultura.gov.mk duhet të dorëzojnë Kërkesëpër marrjen e mbështetjes financiare të artistëve  dhe të punëtorëve të kulturës  dhe Deklaratë për plotësimin e kushteve për marrjen e mbështetjes financiare  ( Formulari i Kërkesës  dhe Formulari i Deklaratës janë shtojca 1 dhe 2 nga Vendimi për mbështetje financiare të artistëve dhe punëtorëve të kulturës dhe janë të publikuara së bashku me Thirrjen publike).

Pagesën e mjeteve do ta kryej Sekretariati Gjeneral i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në bazë të vendimeve që do t’i miratojëministri i Kulturës, në pajtim me nenin 6 nga Dekreti me fuqi ligjore për formimin e fondit për ndihmë dhe mbështetje për menaxhimin e krizës së Koronavirusit Kovid-19 në afat të përcaktuar në nenin 3 nga Vendimi për mbështetje financiare të artistëve dhe punëtorëve të kulturës”.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе