Ngushëllime për  vdekjen e  shkrimtarit dhe njëri nga kronistët më të rëndësishëm në Shkup, Danilo  Kocevski

од admin_kult

 

Ministria e Kulturës  shpreh ngushëllime  të thella familjes së Danilo Kocevski dhe deri te   opinioni i gjer kulturor i shoqërisë maqedonase me rastin e vdekjes së shkrimtarit të shquar, një nga kronistët më të rëndësishëm bashkëkohorë të qytetit të Shkupit, dhe në karrierën e tij të pasur, ai ishte drejtor i manifestimit ndërkombëtare të poezisë “Mbrëmjet e Poezisë Strugane”.

Danilo Kocevski ishte një kritik i shquar i letërsisë maqedonas, shkrimtar i tregimeve, romancier, dramaturg dhe poet. Ka diplomuar në Fakultetin Filozofik – Shkup. Ai ka punuar në gazetën “Mlad Borec” dhe në Radio Televizionin Maqedonas. Ai ishte kryeredaktor i revistës “Razgledi” – Shkup.

Me një grup eminent të shkrimtarëve, ishte themeluesi i Shoqatës së shkrimtarëve të pavarur të Maqedonisë në periudhën e vitit 1993-1994, dhe ishte anëtar PEN-qendër, Ishte një ndër iniciatorët për themelimin e Institutit të Letërsisë Maqedonase në fillim të viteve të tetëdhjeta të shekullit të kaluar. Nga viti 2008 deri 2012  ka kryer funksionin drejtor i Mbrëmjes së Poezisë Strugane.  Kocevski ka botuar tridhjetë vepra nga zhanre të ndryshme me të cilët ishte i shpërblyer me mirënjohje eminente nga fusha e letërsisë dhe gazetarisë. Tekstet e tij janë përkthyer në disa gjuhë dhe janë përfaqësuar në disa antologji. Ai ishte i njohur më së shumti si një kronist i qytetit të Shkupit me disa libra të botuar dhe disa dokumentare televizive kushtuar qytetit.

 

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе