Shoqata për zhvillimin e Kulturës dhe Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore ,,Kontekst-Strumicë” së bashku me grupin Scuola di poesia – delegacioni Maqedonia, është pjesë e Unionit botërorë të poetëve(WUP) e lëshon përmbledhjen e tetë me poezi elektronike “Zbulimi” në hapësirën dixhitale “Otkoviduvanje” përmbledhje me poezi e cila e përpunon temën Kovid -19 dhe gjithçka çka na ka okupuar globalisht këtë vit, dhe ka të bëjë me virusin korona.
Në rreth 200 faqe, përmbledhja me vargje “Otkoviduvanje” parqet një përmbledhje nga autorë të cilët ishin pjesë e iniciativës#Me poezi kundër Koronës dhe në këtë mënyrë e plotëson mungesën e ndjeshmërisë e cila është gjithmonë një problem mbartës kur njerëzimi është në krizë.
Në libër janë përfaqësuar qindra autorë mes të cilëve edhe Mihail Renxhov, Katica Qullavkova , Vele Smilevski, Violeta Tançeva ,Zllateva, Lidija Dimkovska, Vlladimir Martinovski, Dragana Evtimova, Nenad Joldeski, Eroll Tufan, Roman Kisjov, Amir Op etje.