Ekspozitë me vepra të piktorit akademik Reshat Ametit,e cila do të hapet në mbrëmjen e 21 majit dhe me vizatime në ambient të hapur,vazhdon manifestimi “Strumica-qytet i kulturës 2021”.
Përkrah këtyre ngjarjeve kulturore,deri në fund të këtij muaji është planifikuar të mbahet një koncert në shkollën e muzikës “Boro Xhoni”,nga Strumica me rastin e shtatëdhjetë vjetorit nga ekzistimi i saj.Më 24 maj do të mbahen takimet e 14-ta poetike të vendlindjes në nder të iluministëve dhë mësuesve sllavë,vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi.
Adhuruesit e fjalës së shkruar dhe të artit figurativ më daten 27 të këtij muaji do të mund të marrin pjesë në promovimin e librit “Fjalët e heshtjes”, nga Aleksandra Atansavova dhe gjithashtu do të munden të shohin ekspozitën e saj të veprave të artit.Ditën e ardhshme do të promovohet doracaku i muzeut për fëmijë “Udhëtimi nëpër të kaluarën”.
Ngjarjet për këtë muaj përfundojnë me 31 maj me ekspozitën “Lule-2021” dhe me ndarjen e çmimeve të konkursit të artit figurativ të shpallur me rastin e takimeve republikane të fëmijëve për këtë vit.
Në programën e “Strumica qytet i kulturës 2021” janë planifikuar mbi 150 ngjarje,të cilat do të realizohen në bashkëpunim me Shtëpinë për Fëmijë dhe të Rinj “Blagoja Jankov-Muçeto”,Bibliotekën e qytetit “Blagoja Jankov-Muçeto”,Institucionin Nacional Enti dhe Muzeu i Strumicës,Institucionin Nacional Qendra për Kulturë “Anton Panov” dhe shoqata të qytetarëve.