Me shfaqjen “+18”, të cilën do ta interpretojë Teatri i Qytetit “Hadi Shehu” nga Gjakova,Kosovë,mbrëmjen e sotme më 7 shtator,në ora 20:00 në Kurshumli Han fillon edicioni i 15-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Skupi Festival”.
Organizatori njoftoi se në Festival do të marrin pjesë grupe teatrale nga: Kosova,Serbia,Shqipëria,Bullgaria,Sllovenia,Rusia dhe nga vendi ynë.
FNT “Skupi Festival” ka karakter garues,ndërsa juria e përbërë nga :Taulanda Jupi regjosore nga Tirana, Adelina Marku dhe Elmaze Nura regjisore nga Prishtina,do të vendosin për shfaqjen më të mirë të Festivalit.
Festivali realizohet me mbështetjen nga: Ministria e Kulturës,Qyteti i Shkupit,Institutit “Jonus Emre” dhe Telekomit të Maqedonisë.