Shkupi këtë vit shënon 58 vjet nga tërmeti katastrofik

од admin_kult

Shkupi edhe këtë vit me disa aktivitete dhe manifestime do të shënojë 58 vjetorin nga tërmeti katastrofik në vitin 1963,kur qyteti u zgjua nën rrënoja në të cilin 1.070 njerëz humbën jetën,ndërsa 3.000 u lënduan.

Tradicionalisht,sot më 26 korrik me fillim në ora 10:00,para Përmendores së viktimave nga tërmeti katastrofik në Varrezat e Qytetit në Butel,delegacione zyrtare dhe përfaqësues të institucioneve do të vendosin lule.

Në Muzeun e Qytetit të Shkupi,në ora 19:00 do të mbahet lexim poetik i Organizatës së Grave të Qytetit të Shkupit,ndërsa në ora 20:00 do të hapet ekspozita “Kollazh i një Qyteti të rrënuar”.Në ora 09:00 do të organizohet “Aventura e Shkupit” –  Shëtitje edukative për fëmijë nëpër të kaluarën e Shkupit,ku pika fillestare do të jetë Kulla Feudale tek Shtëpia e ARM-së.Në ora 19:00 do të mbahet inagurimi solemn i Shëtitores së re “13 Nëntori”,i cili do të shoqërohet me intepretim të Orkestrës frymore të qytetit dhe ekspozitës në ambient të hapur “Sinjalistika e rajonit qendror të Shkupit”.

Në Operën dhe Baletin Nacional në ora 20:00,si pjesë e “Verës së Shkupit”,do të zhvillohet shfaqja e baletit “Të gjithë në vallëzim”.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе