Simon Trpçevski bën inçizimin e materialit për diskun e ri kompakt në studion M1 të RTVM-së  

од admin_kult

Pianisti maqedonas Simon Trpçevski,me një staf  kolegësh të përzgjedhur,bën inçizimin e materialit për diskun e ri kompakt në studion legjendre M1 të Radio Televizionit të Maqedonisë.

Në këtë studio bëhet inçizimi i materialit me vepra nga letërsia klasike bashkëkohore për muzikë kamertale dhe atë të:”Kuinet” të Pande Shahov,e përshtatur posaçërisht për këtë rast,si dhe vepra “Divertimento për sekstet” nga kompozitori francez Gijom Koneson,e aranzhuar  nga perkusionisit ynë Vlatko Nushev.

Në periudhën që kaloi,Trpçevski në Berlin inçizoi material për një tjetër album të ri me letërsi për piano për peformim individual nga autorë gjermanë,i cili do të prodhohet nga “Lin Rekords”.Kufizimet e koncerteve të shkaktuara nga pandemia lanë një gjurmë edhe në programin e tij,kështu që muajin e kaluar u zhvilluan vetëm koncertet në Bukuresht,Rumuni.

Tashmë të Premten më 9 Prill,Trpçevski do të performojë me Orkestrën e Radios Kombëtare të Polonisë në Kotovicë.Ai gjithashtu planifikon të performojë me Orkestrën e Minesotës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,dhe gjithashtu të zhvilloj një koncert me Orkestrën Kombëtare në Paris në fund të muajit Prill.Për muajin e ardhshëm është shpallur recital në kuadër të serive internacionale të pianos në Londër si dhe koncert me Filharmoninë e Sofjes.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе