Me performimin e këngëtares së katalonis Silvija Perez Kruz, sonte në Filarmonin Nacionale do të fillon ,,Offest”, festivali jonë më i madh dhe më i rëndësishëm i muzikës në botë.
Perez Kruz do ta prezenton projektin e tij më të ri ,,Farsa”, ku do ti kombinon muzikën, teatrin, filmin, vallëzimin, pikturën, fotografinë dhe poezinë.
Silvija Perez Kruz, e njohur në xhaz,fado dhe qarqet flamengo, me kalimin e viteve është rit në një rrëfyes të jashtëzakonshëm të muzikës. Ajo u rit në një familje muzikante duke mësuar këndimin xhaz, piano dhe saksofon. Gjatë kohës së studimeve në Barsellon , së bashku me tre shoqe, e formuan grupin-flamengo ,, Las Migas” (Las Migas), e cila fiton vëmendje serioze dhe popullaritet të madh në tërë Spanjën. Nga ,,Offest” na lajmërojnë se së shpejti do të shpallin edhe programin komplet të festivalit, ku ketë vit do të realizohet në përputhje me protokollin për mbajtjen e koncerteve në hapësirë të mbyllur, duke premtuar edicion muzikor të jashtë zakonshëm,kualitativ,shkëlqyes dhe të mahnitshëm te festivalit.