Shkrimtarët maqedonas dhe Ati Pimen, Stefan Markovski në edicionin e tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë ,,Orfej” në Pllovdiv

од admin_kult

Shkrimtarët maqedonas Ati Pimen,Stefan Markovski dhe Vlladimir Martinovski  do të marrin pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë ,,Orfej Plovdiv 2020”, i cili do të mbahet nga 24 deri më 26 shtator në bazilikën e vogël dhe të hershme krishtere në Plovdiv.

Mysafir special  në  edicionin e këtij viti është Ati Pomen, Mitropoliti i Epakisë Evropiane të Kishës Ortodokse Maqedonase ku romani i parë është ,,Dola “ është i përkthyer në gjuhën bullgare dhe i botuar nga Fondacioni ,,Plovdiv Lik” i cili është organizator i festivalit, do të prezantohet  menjëherë pas ceremonisë zyrtare të hapjes dhe leximit.

Në bazilikën e vogël dhe të hershme e cila paraqet një vend unik dhe historik në Plovdiv, do të prezantohen veprat letrare të autorëve maqedonas Stefan Markovski dhe Vlladimir Martinovski, veprat do të dëgjohen edhe në gjuhë tjera siç janë:bullgare,serbe, turke, angleze,hungareze,spanjole dhe hebraike.

Kjo është pjesëmarrja e dytë e Maqedonisë së Veriut  në festival, i cili do të paraqesë edhe 12 autorë të tjerë nga 9 vende – Kroacia, Serbia, Hungaria, Turqia, Spanja, Izraeli, SHBA, Maqedonia e Veriut  dhe Bullgaria.

Vitin e kaluar pjesëmarrësit maqedonas – Nikolla Maxhirov dhe Sllavica Gaxhova u shpërblyen.

Më shumë informacion në lidhje me ngjarjet dhe Festivalin mund të gjeni në

www.orpheus-plovdiv.eu 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе