Me ndarjen e çmimeve në ceremoninë,mbrëmë në Gostivar përfundoi edicioni i pestë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Othello”.
Juria e Festivalit,mirrënjohje për shfaqje më të mirë ja ndau Teatrit Kombëtar të Manastirit për shfaqjen “Të çmendur për dashuri”.Për aktorë më i mirë u emërua Fisnik Zeqiri për rolin e tij në “Lezetet e mëkatit bashkëshortor,, në Teatrin Shqiptar – Shkup,ndërsa për aktore më të mirë është shpallur Luiza Xhuvani për realizimin e shfaqjes “Vdis duke qeshur” në Teatrin e Korçës.Çmimin për regjisor më të mirë e fitoi Qëndrim Rijani për shfaqjen ,,11 të Xhindosur,, në Teatrin e Gostivarit.
Këtë vit në sallën e madhe të Qendrës për Kulturë ,,KAÇKM,, nga 2 tetori në gjashtë mbrëmje rradhazi ishin të interpretuara shfaqje nga ansambletë teatrore:Teatri Popullor – Manastir,Teatri Shqiptar – Shkup,Teatri Shtetëror – Istamboll,Teatri “Andon Zako Çajupi” nga Korça (Shqipëri),Teatri “Avdush Hasani” nga Podujeva (Kosovë) dhe Teatri i Gostivarit.