Shfaqja e koproduksionit të përbashkët “Othello” do ta përmbyllë edicionin e 18-të IFAD “Stobi”

од admin_kult

Shfaqja “Othello” e regjisores Nina Nikoliq,koprodukcion i Teatrit Popullor Maqedonas dhe Teatrit Popullor të Bosnjës- Zenicë nga Bosnja dhe Hercegovina,do të jetë e shfaqur mbrëmjen e sotme më 17 gusht me fillim në ora 21:00,në përmbylljen e edicionit të 18-të të Festivalit internacional të dramës antike “Stobi”.

TPM informon se për shkak të kompleksitetit ,shfaqja do të luhet në skenën e  teatrit “Jordan Haxhi Konstantinov – Xhinot“ në Veles.

Shfaqja luhet në prozë në dy gjuhë,në gjuhën maqedonase dhe boshnjake,ndërsa teksti shtjellon temat të cilat janë akoma aktuale edhe sot,të freskëta dhe të përjetshme.

Tragjedia e Shekspirit “Othello” u shfaq premierë më 16 nëntor të vitit 2019 në TPB-Zenicë,ndërsa para publikut të Shkupit më 4 dhjetor të vitit 2019.Pas performimit në kuadër të “Verës së Shkupit”, shfaqja në “Stobi” do të jetë prezentim i dytë i festivalit.

Në shfaqje luajnë aktorë nga të dy vendet: Enes Salkoviq,Sasha Hanxhiq,Darja Rizova,Gjorgji Jolevski,Zlatan Shkoliq,Aleksandar Gjorgjieski,Xhenan Xhaniq,Tamara Miliçeviq – Stiliq,Aleksandar Mihajlovski dhe Aksel Mehmed.Scenografia është e Vishnja Vujoviq,Ivana Karanfilovska – Ugurovska është kostumografe,ndërsa në lëvizjet skenike punoi Dimitrios Sotiriu.Teksti u përkthye nga Maja Trajanoska – Ivanovska dhe Zina Agiq,Kris Jeger punoi në dizajnin e ndriqimit ndërsa kompozitor i muzikës është Duke Bojaxhiev.

Edicioni i tetëmbëdhjetë i Festivalit Internacional të dramës antike “Stobi”,në të cilin interpretohen tekste nga dramaturgët më të njohur antik,u hap më 3 gusht me premierën e shfaqjes “Orestia”.Këtë vit programi zgjati dy javë,dhe ishin të përfaqësuara dy prodhime të huaja dhe katër vendase,si dhe ngjarje shoqëruese – ekspozita,promovime librash dhe projeksione filmash në ambient të hapur.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе