Me ftesë të Institutit Turk “Junus Emre” në Tiranë, këshilltari shtetëror në Ministrinë e Kulturës,z.Behixhudin Shehapi,morri pjesë në një mbledhje paneli të titulluar: Mesazhi universal i Junus Emresë”.Ngjarja e cila u zhvillua në Universitetin “New York” në Tiranë,ishte në kuadër të shënimit të 700 vjetorit të vdekjes së humanistit dhe poetit mistik Junus Emre,ngjarje e cila është e shënuar dhe në Kalendarin e përvjetoreve të rëndësishme të mbështetura nga UNESCO,si Viti i Junus Emre-së dhe Dante Aligerit.
Në panel u theksua roli i këtij poeti mistik nga shek.i XIII dhe mesazhi i tij i paprekshëm ndaj dashurisë dhe filantropisë.Emri i Junus Emresë,poezia dhe mesazhi i tij janë të njohura në mbarë botën,në veçanti parimet e tij në poezi,e cila është universale pavarësisht nga përkatësitë fetare dhe etnike e njerëzve të përjetësuar në mendimin e tij të shkurtër por thelbësor “Të duam,që të na duan”.
Në fjalimin e tij para të pranishmëve,këshilltari shtetëror Shehapi,duke iu referuar këtij mesazhi universal,theksoi se ai shprehet në veprat e ndërtuesve të trashëgimisë kulturore të luajtshme dhe të pa luajtshme në Shkup dhe Tetove.Shehapi gjithashtu theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer të Ministrisë së Kulturës me Institutin Junus Emre nga Shkupi,gjatë shënimit të 700 vjetorit të vdekjes së këtij poeti,i cili festohet edhe nga UNESCO.
Në tubim,në prani të ambasadorit të Turqisë në Shqipëri,morrën pjesë edhe poeti Zejnel Beksaç nga Kosova,si dhe profesoresha e turkologjisë Lindita Xhanari Latifi nga Universiteti “New York” e cila njëkohësisht është dhe drejtoreshë e Institutit të Studimive Ballkanike në Tiranë.