Maqedonia e Veriut uron 75 vjetorin jubilar të UNESCO-s

од admin_kult

Republika e Maqedonisë së Veriut me urimin e saj u përfshi në shënimin e 75 vjetorit të themelimit të UNESCO-s.Mesazhet të cilat secili shtet i dërgon në botë,dhe të cilat nga sot shpërndahen përmes rrjetit të organizatës botërore,Maqedonia e Veriut i dërgon përmes një videoincizimi me përmbajtje të thesareve kulturore dhe natyrore,si dhe me pjesëmarrje në “Calgija saund  sistem”.

Me këtë mesazh Maqedonia e Veriut kyçet në festën virtuale të jubileut të UNESCO-s:

“Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e UNESCO-s nga viti 1993,por si pjesë e ish-Jugosllavisë,ne jemi anëtarë të kësaj familjeje botërore pothuajse po qa sa edhe jubileu i saj.

UNESCO për ne,do të thotë njohje e të mirave kulturore dhe natyrore të cilat i kemi me bollëk,si dhe promovim në botë.UNESCO,para 42 vite më parë në listën e saj prestigjioze e përfshiu Rajonin e Ohrit si një trashëgimi botërore natyrore dhe kulturore me vlera universale.Ne jemi krenarë me atë akt dhe gjithë vëmendjen që kemi marrë nga UNESCO prej dekadash,jo vetëm për këtë perlë në Ballkan.

Në botë,UNESCO ka një rol shumë më të madh dhe thelbësor,dhe ky është humanizmi dhe solidariteti i gjithë planetit.

UNESCO,kujdeset për të mirat kulturore dhe natyrore,për arsimin,të drejtat themelore të njeriut në vendet ku për arsye politike apo ekonomike,këto të drejta janë në vend të fundit.

Thjeshtë,UNESCO është një vendstrehim për çdo gjë që është e vlefshme dhe që mund të shkatërohet.

Me fragmente të pikturave dhe tingujve më të bukur që janë tonat,por edhe një thesar botëror,urojmë ditëlindjen e 75-të UNESCO-s.Lumturi që ekziston,në veçanti në kohrat që do të vijë.”

Kushtetuta e UNESCO-s u miratua dhe u nënshkrua më 16 nëntor të vitit 1945 në Londër dhe hyri në fuqi më 04 nëntor të vitit 1946 në Paris.

UNESCO nga një organizatë e Kombeve të Bashkuara me 41 shtete antëtare në vitin 1945,u rrit në një organizatë me 193 shtete anëtare dhe 11 shtete bashkëanëtare në vitin 2021.

Sot,ajo është përgjegjëse për miratimin e instrumenteve më të rëndësishme në botë për vendosjen e standardeve,duke përfshirë edhe Konventën për trashëgiminë botërore nga viti 1972,udhëheqës i shumë iniciativave dhe zbatues kryesor i programeve kryesore të OKB-së në kulturë,arsim,shkencë.

Çdo shtet anëtarë dokumentin e tij të ratifikimit mund ta marrë në linkun në vijim: https://atom.archives.unesco.org/member-state-ratifications.

Kopja digjitale e Kushtetutës origjinale të UNESCO-s e vitit 1945 është e disponueshme në linkun në vijim: https://atom.archives.unesco.org/constitution.

Linku nga web – faqja e UNESCO-s me rastin e 75 vjetrit jubilar është në vijim: https://www.unesco.org/en/75th-anniversary.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе