“Seanca e parë dëgjimore mbi autizmin për prindërit” në Tetovë

од admin_kult

Në Tetovë më 5 shtator do të mbahet ” Seanca e parë dëgjimore mbi autizmin për prindërit”, një ngjarje e organizuar nga Shoqata “Purpura” dhe Qendra e Autizmit “Fluturo për jetën”, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Shoqata “Purpura” shpjegon se kjo lloj ngjarje, dëgjimi prindëror, realizohet për herë të parë në vend dhe synon të paraqesë përvojat e prindërve të fëmijëve me autizëm, se si ata përballen dhe trajtojnë sfidat e përditshme me autizmin.

Qëllimi është që prindërit së pari të kuptojnë dhe pranojnë ekzistencën e autizmit, të jenë më të hapur, por gjithashtu që shoqëria të rrisë ndërgjegjësimin për këtë fenomen”, thonë nga Shoqata dhe njoftojnë se në periudhën e ardhshme do të realizojnë disa aktivitete kulturore dhe sociale për të rritur  ndërgjegjësimin për autizmin në RMV.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе