Restaurohen afreskat në manastirin e “Shën Mërisë” në Velusa  

од admin_kult

Në mënyrë intenzive punohet në konservimin e afreskave në manastirin “Shën Mëria Mëshiruesja Eleusa” në vendbanimin e Strumicës,në Velusa e cila daton nga shek i 11-të.

Aty,konservatorët punojnë çdo ditë për të restauruar afreskat të cilat janë me më shumë shtresa dhe që paraqesin një kryevepër të vërtetë të historisë shpirtërore të këtyre krahinave.

Konservimi i afreskave është pjesë e projektit për mbrojtje të plotë të kishës,ndërsa përfshin edhe konservim të fasadës së jashtme,ndërhyrje në çatinë e kishës dhe konservim të mozaikut.Mjetet me vlerë prej 100.000 dollarë janë të fituara nga Fondi i Ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Projekti realizohet përmes Entit për Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore dhe Muzeut të Strumicës.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе