Dhënia e provimit për lektorë zhvillohet në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhës maqedone, rregulloren për mënyrën e dhënies së provimit për marrjen e liçencës për lektorim dhe për programin e provimit dhe Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për mënyrën e dhënies së provimit për marrjen e liçencës për lektorim dhe programi për provimin janë të disponueshme në ueb-faqen e Ministrisë së Kulturës.
Provimi për marrjen e liçencës për lektorim mbahet një herë në muaj, çdo muaj, me përjashtim të muajit korrik.
Kërkesa për dhënien e provimit për lektorë, që është e disponueshme në ueb-faqen e Ministrisë së Kulturës (http://kultura.gov.mk/wp-content/uploads/2019/01/Pravilnik_2.pdf ),dorëzohet në arkiv(librarinë) e Ministrisë së Kulturës, çdo ditë pune, nga data nje deri më dhjetë të muajit.
Me kërkesën për dhënien e provimit, kandidati është i detyruar të dorëzojë dëshmi për plotësimin e kushtit për dhënien e provimit nga neni 10 paragrafi (2) të Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedone- diplomë për mbarimin e arsimit të lartë të programit studimorë Gjuhë Maqedone ose Gjuhë dhe Letërsi Maqedone, me lëndën e parë kryesore gjuhë Maqedone (kopje e vërtetuar në noter).
Provimi për lektorë mbahet para Komisionit për dhënien e provimit për lektorë.