Promovohet Plani i përgjithshëm për Stobi – mjet bashkëkohor në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

од admin_kult

– Stobi është perla më e madhe dhe më e mbrojtun e trashëgimisë kulturore në vend,lokalitet me një rëndësi të veçantë nacionale,i cili lulëzimin e tij më të madh e përjetoi në periudhën romake dhe atë të antikitetit të vonë.Por,që të jetojë sot në shek. XXI,është i nevojshëm kujdesi,mjete financiare dhe planifikim modern për mbrojtje,dhe prezentim të këtij thesari të paçmuar – tha ministrja Irena Stefoska,në prezantimin e Planit të përgjithshëm për mbrojtjen e lokalitetit arkeologjik Stobi,dokument i parë i këtij lloji në vendin tonë.

Stefoska në promovim theksoi se Plani është shembull i politikave dhe procedurave aktuale për menxhimin modern të trashëgimisë kulturore dhe historike,dhe shtoi se kjo hapë temën e gjetjes së mënyrave alternative të financimit.

Plani i përgjithshëm për mbrojtjen e lokalitetit arkeologjik Stobi,është i financuar nga Fondi “Xh.M. Kopland”organizatë filantropike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,ndërsa u punua nga ekipet profesioniste të Fondacionit “Trashëgimi Ballkanike nga Republika e Bullgarisë” dhe Institutit Nacional “Stobi” të cilët në këtë ngjarje shënuan njëmbëdhjetë vjetrorin e bashkëpunimit të suksesshëm.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut,Kejt Mari Brnz,para të pranishmëve theksoi se do të vazhdojnë të mbështesin trashëgiminë kulturore të Maqedonisë së Veriut,që të mund të vijnë qytetarë nga rajoni,Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga e gjithë bota,dhe të mësojnë për rolin e rëndësishëm që Stobi luajti në trashëgiminë botërore.Ambasadorja Brnz theksoi rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe mbështetjen e qeverisë amerikane përmes Fondit të Ambasadorëve,përmes të cilit janë ndarë mjete për ruajtjen e segmenteve të ndryshme të lokalitetit Stobi.

Në ngjarjen morrën fjalë edhe drejtorët e IN Stobi dhe Fondacionit “Trashëgimia Ballkanike” Spase Perovski dhe Ivan Vasilev,të cilët iu referuan rëndësisë së Planit të përgjithshëm,në krijimin e të cilit morrën pjesë ekipe ekspertësh nga të dy institucionet,si dhe ekspertë vendas dhe të huaj nga fusha për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.Në këtë ngjarje u lexua letër përshëndetëse nga Kryetari i Qeverisë,Zoran Zaev,ndërsa morrën pjesë edhe drejtorë të Institucioneve Nacionale nga fusha e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe muzeve,arkeologë dhe konservatorë,ambasadorë të Austrisë dhe Italisë në vendin tonë,Georg Vucas dhe Andrea Silvestri,si dhe Dimitar Karastojanov,zëvendës ambasador i Bullgarisë në vendin tonë.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе