Mbrëmjen e sotme me fillim në ora 21:00 në Qendrën Kulturore të Rinisë do të mbahet promovimi i librit “Viola arsenica;shënime për poezinë” nga Vlada Urosheviq.Promovimi mbahet në kuadër të Festivalit të Literaturës Evropiane “Bookstar”.
Promovues i edicionit të librit do të jetë Vladimir Martinovski,fragmente nga libri do të interpretohen nga shkrimtarët Ana Golejshka – Xhikova dhe Ivan Shopov,ndërsa ngjarja do të jetë nën udhëheqje të Vladimir Jankovski.
“Viola arsenica;shënime për poezinë” është libër në të cilin autori shpreh kuptimet e tij për poezinë dhe artin poetik,dhe përbëhet nga fragmente të eseve të tij,bisedat dhe intervistat,fjalimeve,teksteve autobiografike,fjalëve të urta.Në libër janë të përfshira shkrime nga e tërë jeta krijuese e Urosheviqit.Tekstet e para datojnë nga viti 1959,ndërsa disa nga tekstet e fundit janë të shënuara pak para botimit të librit.