Në Qendrën për Kulturë “Marko Cepenkov” në Prilep,sot 6 tetor me fillim në ora 12:00,do të mbahet promovimi i monografisë kushtuar Goran Stefanovskit “Gorani në Dramski”.Promovimi do të mbahet në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Vojdan Çernodrinski” në Prilep.Organizator i edicionit është Aleksandra Boshkovska.
Nga Teatri i Dramës informojnë se monografia i pasqyron fillimet dhe punën shumëvjeçare të Goran Stefanovskit si dramaturg.
Në libër janë të paraqitura në mënyrë autentike momente nga bashkëpunimi i tij me regjisorët dhe disa gjenerata aktorësh,të cilët janë përsosur duke ringjallur veprat e tij në Teatrin e Dramës – theksojnë nga ky Institucion Nacional dhe gjithashtu shtuan se Stefanovski ka shkruar mbi 30 tekste dramash,nga të cilat mbi 14 janë shfaqur premierë në skenën e këtij teatri.