Në Qendrën për Kulturë dhe Kafe-Librarinë “Vezilka” në Manastir,sot me fillim në ora 19:00 do të mbahet promovim i librit “222 kundër udhëzimepër përdorim personal (1978 – 2018)” nga Aleksandar Prokopiev.Për librin do të flasë kritiku Sasho Odnenovski.
Libri paraqet rrumbullaksimin e punës 40 vjeçare të krijimtraisë së tij,në formën letrare hibride depërtuese,për të cilën autori është i njohur,dhe që përmban prozë të shkurtër,poezi dhe ese.
Aleksandar Prokopiev është prozator dhe eseist.Ai është themelues i postmodernizmit në letërsinë bashkëkohore maqedinase dhe është autor i njëzetë librave prozë.Veprat e tij janë të përkthyera në anglisht,japonisht,frengjisht,në gjuhën çeke dhe gjuhë të tjera.Libri u botua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.