Nga mbledhja e 112-të e Qeverisë: Në ngjarjet kulturore dhe artistike në ambient të mbyllur lejohet publiku deri më 50%  me dy doza të vaksinave

од admin_kult

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut,në mbledhjen e 112-të,bazuar në rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse,miratoi disa konkluzione dhe vendime për ndryshime dhe plotësime të një pjese të protokolleve të KOVID-19.

Me propozimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse,Qeveria miratoi konkluzion për të ndryshuar Protokollin për organizimin e ngjarjeve në ambiente të mbyllura (teatro,kinema,filarmoni dhe të tjera),me të cilin në vend të përqindjes aktuale të lejuar të mbushjes së sallave për organizimin e një ngjarjeje në këto hapësira deri në 30%,rritet me praninë e publikut deri në 50% nga kapaciteti i sallës.

Në lidhje me këtë protokoll,futet kushti që vizitorët të jenë të vaksinuar me dy doza të vaksinave kunër KOVID – 19,ndërsa detyrim i organizatorit mbetet të zbatojë dhe të kontrollojë të gjitha masat tjera parandaluese të rekomanduara për parandalimin e përhapjes së virusit dhe për organizimin e një shërbimi të rendit,për të kontrolluar  masat.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе