Promovim i “Dy minuta dhe dyzetë rreshta” nga Alenksandra Jurukovska

од admin_kult

Në platonë para Qendrës Kulturore të Rinisë në Shkup,sot më 7 qershor me fillim në ora 20:00,do të mbahet promovimi i librit “Dy minuta dhe dyzetë rreshta” nga Aleksandra Jurukovska,botim i PNV Publikime.Promovuese e edicionit është Sonja Stojmenska – Elzeser,ndërsa moderatore Julijana Veloçkovska.

Libri “Dy minuta dhe dyzetë rreshta” përmban shqyrtime,kritika dhe recenzione të shënuara në një periudhë të gjatë kohore,prej pesëmbëdhjetë vitesh.Pjesa “Dy minuta” përmban përzgjedhje të teksteve për recensione në radio dhe prezantime në radio,të shënuara dhe transmetuara në frekuencën e Radios së Maqedonisë – Radio Shkupi,në periudhën prej vitit 2003 deri më vitin 2008,në kuadër të rubrikës së autorit “Libër i preferuar”.Tekstet e zhvendosura në pjesën e dytë të librit – “Dyzetë rreshta” janë kritika gazetareske.Disa prej tyre u botuan në gazetën e përditshme “Dnevnik”, kur ajo egzistonte dhe përmbante rubrikën për kulturë,madje edhe një nën faqe të veçantë për letërsinë.Pjesa tjetër e teksteve janë të botuara në revista të specializuara për letërsi dhe kulturë,në ueb faqe dhe në magazina,ndërsa një numër shumë i vogël i teksteve janë të shënuara si fjalë promovuese për autorë të caktuar,libra ose përmbledhje dhe manifestime.

Aleksandra Jurukovska është e lindur më 1981 në Shkup.U diplomuar në Katedrën e Letërsisë së përgjithshme dhe krahasuese pranë Fakultetit Filologjik “Blazhe Koneski” në Shkup,ku në vitin 2012,magjistroi me tezë në fushën e marrëdhënieve ndërdisiplinore të letërsisë dhe mediumeve.Që nga viti 2001,punon si gazetare dhe redaktore në redaksitë kulturore dhe informative të disa mediave në Maqedoni.Për momentin është redaktore në Redaksinë për kulturë në Alfa TV.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе