Dashamirët e artit figurativ nga mbrëmë në Muzeun në Manastir mund ta shohin ekspozitën “Ngjyrë e lindur nga muzika”,vepra të ruajtura nga piktori akademik Borislav Traikovski (1917-1996).Ngjarja kulturore është në kuadër të programit shoqërues të edicionit të 30-të jubilear të Festivalit Internacional të Muzikës Klasike “Interfest” i cili këtë vit është në nder të 100 vjetorit nga lindja e poetit dhe linguistit maqedonas Blazhe Koneski.
Festivali fillon me operën “Palaçot” nga Ruxhero Leonkavalo,në interpretim të solistëve të Operës dhe Baletit Nacional,ndërsa në programin e festivalit deri më 12 tetor në Manastir,koncerte do të zhvillojnë Mauricio Matareza dhe Karla Aventaxhiato nga Italia,Aleksandar Ram dhe Ana Odincova nga Rusia,Mihail Kun dhe Kristof Evers nga Gjermania,ndërsa do të performojnë dhe artistë nga Hungaria,Turqia,Serbia dhe nga Maqedonia e veriut.Në kuadër të përmbajtjeve shoqëruese të ,,Interfest,, përpos ekspozitës së artit figurativ nga Borislav Traikovski,do të zhvillohet dhe mbrëmje poetike kushtuar Blazhe Koneskit.