Prezantim i shkrimtartit Tomislav Osmanli në Split

од admin_kult

Shkrimtari Tomislav Osmanli,i cili është në rezidencën letrare njëmujore në Split,përmes projektit “Reading Balkans”,i mbështetur nga programi i BE-së “Evropa Kreative”,ditën e djeshme u prezantua para publikut kulturor të Splitit,së bashku me kolegun e tij kroat Ivica Ivanisheviq.

Ata ishin pjesëmarrës në tribunën letrare”Disku(r)sion”, e organizuar nga Shoqata e Splitit “KURS”, e cila për 13-të vite me rradhë e organizon programin “Writers in Residence Marko Marulić”, në kuadër të së cilës mirëpret autorë të huaj për një qëndrim njëmujor në rezidencë.Autorët në pika të shkurta para publikut prezantuan punën e tyre,diskutuan për specifikat e shkrimit të prozës dhe formave dramatike,për librat komik si një nga temat e preferuara të përbashkëta të të dy autorëve,për gjuhët “e vogla” dhe “të mëdha”,për skenën letrate në vendet e tyre,në veçanti gjatë kohës së pandemisë,si dhe për programet rezidenciale dhe rëndësinë e tyre për shkrimtarët.

Prezantimin dhe diskutimin e udhëheqi kritikja letrare Patricia Horvat.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе