Ministria e Kulturës e R. së Maqedonisë së Veriut është pjesëmarrëse në projektin “Njohja,ruajtja dhe vlerësimi i qendrave të vjetra urbane në R. e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”,nën organizim të Shoqatës “Vende dhe qytete me vlera të jashtëzakonshme në Francë”,i cili në vitin 2020,ishte një nga fituesit e konkursit “Projekt i përfunduar/Çelës në dorë”,i Ministrisë për Evropë dhe punëve të jashtme të Francës.
Në këtë projekt u përfshinë 16 qytete nga të tre shtetet,dhe përpos Ministrisë së Kulturës të Maqedonisë,partnerë janë edhe Ministria e Kulturës së Shqipërisë,si dhe Shoqata ZELS (Shoqata e njësive të vetëqeverisjes lokale),Shoqata e Arkitektëve të Maqedonisë,dhe profesionistë dhe ekspertë për trashëgiminë kulturore dhe urbanizëm nga vendet pjesëmarrëse.
Bëhet fjalë për 8 qytete nga R. e Maqedonisë së Veriut,përkatësisht: Manastiri,Ohri ,Shtipi, Velesi, Berova, Kumanova, Kratova, Kavadari.Nga Franca,u zgjodhën 6 qytete: Rejms,Kale, Perige, Elbef, La Reol,Bolie-le-Loch,ndërsa nga Shqipëria:Berati dhe Elbasani.
Profesionistët francezë,maqedonas dhe shqipëtarë me një qasje studiuese,patën mundësinë të njiheshin përmes video konferencave me qytetet dhe trashëgiminë e tyre kulturore arkitektonike,rregullores ligjore që mundëson studimin dhe shkëmbimin e përvojave,në interes të të tre palëve.
Me këtë projekt parashikohen rezultate konkrete,përkatësisht produkte të gatshme,dhe atë: invertarizim të pjesëve të trashëgimisë kulturore arkitektonike në qendrat e vjetra urbane; përpunim të sinjalitikës (tabelë informative) e cila do të mundësojë përmes tekstit,fotografive dhe vizatimeve në shumë gjuhë,në elemente të dizajnuara posaçërisht në pajisjet urbane,për të shfaqur trashëgiminë kulturore me përfshirje të trashëgimisë natyrore,peisazhit urban; mediatikës me përzgjedhje të mjeteve dhe aktiviteteve të cilat ndjeshëm do të ndihmojnë tek popullata në zgjërimin e njohurive,për vlerat dhe bukuritë e qytetit të tyre dhe hapjen kah bota.