Këshilli i vallëzimit i Qendrës Maqedonase ITI,këtë vit zgjodhi Biljana Tanurovska – Qulakovski (hulumtuese,kuratore dhe producente) si autore e porosisë maqedonase me rastin e Ditës Ndërkombëtare të vallëzimit.
Në porosinë Biljana Tanurovska – Qulavkovski,thekson se vallëzimi është art dhe praktikë e ngulitur shoqërore,i cili i artikulon dhe materializon marrëdhëniet ndërmjet trupave,ndërmjet trupave dhe objekteve,ndërmjet hapësirës dhe kohës.
Ajo dëshiroi zhvillim të vazhdueshëm të një “bote të vallëzimit” më të mirë,e cila do të na ofrrojë më shumë takime me shumërëndësinë e saj.Së bashku ta festojmë vallëzimin dhe shumë kuptimin e përdorimit të tij,por edhe ti përmirësojmë kushtet për zhvillim të artit të vallëzimit në vendin tonë.
“Do të doja që në të ardhme t’i kujtojmë këto ditë të kaluara në pandemi,jo vetëm si momente krize të cilat na larguan nga takimet me vallëzimin,por edhe si momente në të cilat mendojmë për “botën e vallëzimit” në të ardhmen,dhe dëshirojmë të jemi dëshmitarë të :Trajnimit të veçantë të vallëzimit në fushën e politikave kulturore; Prodhime të shumta dhe të larmishme të vallëzimit; Hapësira dhe institucione të reja për artin e vallëzimit; Një mbështetje edhe më të madhe për koreografët,vallëtarët dhe interpretuesit e pavarur; Fond për lëvizje dhe bashkëpunim rajonal dhe ndërkombëtar,i cili do të mundësojë që arti ynë i vallëzimit të udhëtojë dhe të na përfaqësojë kudo…” ,thuhet në porosinë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të vallëzimit.
Këshilli Ndërkombëtar i rrjetit ITI UNESCO ka zgjedhur Frideman Vogel,vallëtar baleti nga Gjermania për autor të porosisë botërore.
“Gjithçka fillon me lëvizje – lëvizja është instinkt që të gjithë ne e zotërojmë – dhe vallëzimi është lëvizje,lëvizje e rafinuar dhe e ripunuar,për të komunikuar.Aq sa tehnika e përsosur është e rëndësishme dhe mbreslënëse,në veçanti është e kushtëzuar gjthë ajo që vallzuesi e shpreh përmes thelbit dhe esencës të lëvizjeve”, potencoi në porosinë botërore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të vallëzimit, balerini i njohur botëror Vogel.