Porositë nga drejtori gjeneral i UNESCO-s,Odre Azule dhe shkrimtari Dimitar Beshevski me rastin e Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit

од admin_kult

“Në këtë periudhë pasigurie,shumë njerëz u drejtohen librave,të cilat u ndihmojnë të përballen me mbylljen dhe trazirat.Ato janë mjet për të hulumtuar botën përtej përvojës sonë personale,përmes të cilave mund të njohim autorë,ide dhe kultura të ndryshme.Faqe pas faqe,librat na ndriçojnë rrugën përmes të cilës mund të lëvizim lirshëm,të pakufizuar në kohë dhe në hapësirë.Me fjalë të tjera,librat na japin liri”, kumtohet në porosinë e drejtorit gjeneral të UNESCO-s,Odre Azule me rastin e Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit.

Porosia maqedonase me rastin e Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit,këtë vit u shënua nga shkrimtari Dimitar Beshevski,i cili thekson se shkrimtarët,botuesit,lexuesit,të gjithë ata të cilët janë në mënyrë të drejtpërdrejtë të lidhur me librin,në këtë situatë të veçant duhet të bëjnë çka është më e përshtatshme për ta ruajtur famën e tij,për arsye se historia e librit është histori e njeriut, njerzimit në përgjithësi.

“Kur bëhet fjal për librin në tokën maqedonase,në gjuhë maqedonase,kur bëhet fjalë për librin tonë,libri jonë jo vetëm që e dëshmon atë,jo vetëm që e memorizon,por në përmasa më të madha e ka mundësuar ekzistencën tonë kulturore dhe historike,libri është ai që kujton dhe që mban në mend,duke i lidhur shekujt shpeshëherë të ndërprerë.Ajo arrihet në veçanti me veprat poetike dhe gjuhësore të Blazhe Koneskit,vitin të cilin ne ia përkushtojmë famës së tij-vitin 2021,që të integrohet në vlerat më të larta europiane dhe botërore”,thuhet në porosinë maqedonase me rastin e Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit.

Dita Botërore e Librit dhe të Drejtave të Autorit,e cila falë vendimit të marrë nga UNESCO në vitin 1995,shënohet më 23 Prill,ditën në të cilën më vitin 1616 kanë ndëruar jetë dy doajen të letërsisë: Migel de Servantes dhe Viliam Shekspir,ka për qëllim që të na përkujton për rëndësinë e librit,të inkurajohen botuesit dhe të jepet mbrojtje e të drejtave të autorit.Ashtu do të jetë edhe sot,por në rrethana të ndryshme për shkak të pandemisë.

https://www.youtube.com/watch?v=LkG0qY_RWR0

https://en.unesco.org/commemorations/worldbookday

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе